KULTURË

Artikull

Artisti Stefan Ivanov hap një ekspozitë në qytetin çek Mlada Boleslav në mars

Shtunë, 17 Shkurt 2024, 07:30

Foto: facebook.com/Stefanivanov1987

Foto: facebook.com/Stefanivanov1987

Madhësia e shkronjave

Nuk ka shumë bullgarë që mund të mburren me njohuri të jashtëzakonshme të historisë së një prodhuesi automobilistik. I tillë është Stefan Ivanov, i lindur në Drjanovo - krijues i një historie të ilustruar të markës Skoda. Më 16 mars të këtij viti, ai është gati të realizojë një nga ëndrrat e tij të mëdha - të hapë një ekspozitë në qytetin ku prodhohen makinat emblematike - Mlada Boleslav.
Vizitorët, mes të cilëve do të jetë kryetari i bashkisë së qytetit, përfaqësues të kompanisë, si dhe bashkatdhetarë nga komuniteti ynë në Republikën Çeke, do të mund të shikojnë 25 skica makinash nga periudha të ndryshme të historisë së markës. Më shumë detaje për pasionin e tij për pikturën dhe historinë e automobilave lexoni në intervistën tonë me artistin e ri.
Ekspozita në vendlindjen e markës do të vazhdojë deri më 24 mars.
Foto: facebook.com/Stefanivanov1987
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello