Artikull
Nxënës krijuan portrete avangarde të Apostullit të Lirisë
Dielë 18 Shkurt 2024 06:30
Dielë, 18 Shkurt 2024, 06:30
Foto: Shkolla bullgare "Dr. Petër Beron" në Reding
Madhësia e shkronjave
Portretet Popart të Vasill Levskit, të frymëzuara nga vepra e artistit Andy Warhol, janë krijuar nga nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në shkollën bullgare "Dr. Petër Beron" në Reding.
"Nxënësit tanë e njohin mirë punën e Andy Warhol dhe për këtë arsye mendojmë se ata ishin në gjendje të adoptonin imazhin e Apostullit në një version avangard", thanë nga shkolla.
FOTO: Българско училище „Д-р Петър Берон“ в Рединг
Andy Warhol është një piktor amerikan, një përfaqësues emblematik i lëvizjes popart. Pas një karriere të suksesshme si ilustrues reklamash, ai u bë i njohur në mbarë botën për punën e tij si artist, regjisor avangardë, producent diskografik dhe shkrimtar.
Ju ftojmë të lexoni më shumë për Apostullin e Lirisë Vasill Levski këtu.
Foto: Shkolla bullgare "Dr. Petër Beron" në Reding
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип