KULTURË

Artikull

Një bullgar përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë botërore të artit në Katar

Dielë, 18 Shkurt 2024, 07:25

Donço Donçev

Donço Donçev

FOTO: Arkiva personale

Madhësia e shkronjave

Piktori Donço Donçev përfaqëson Bullgarinë në një ekspozitë botërore për artin e krijuar nga materialet e ricikluara në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ekspozita fillon më 18 shkurt dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.
Bullgari do të prezantojë 10 vepra për krijimin e të cilave më së shumti përdor lëvozhgat e vezëve. Mes tyre është edhe autoportreti i tij prej letre. Arsyeja pse ai zgjodhi letrën si materialin me të cilin punon më shumë është, sepse pavarësisht se mund të jetë një material që nuk është veçanërisht i fortë, mund të ndikojë tek audienca dhe të ngelet në mendjet e njerëzve.
Video me disa nga veprat e Donçevit -
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: БНР екип