LAJME

Artikull

Me ngjarje në mbarë vendin, bullgarët përkulen para Apostullit të Lirisë Vasill Levski

Hënë, 19 Shkurt 2024, 12:25

Me ngjarje në mbarë vendin, bullgarët përkulen para Apostullit të Lirisë Vasill Levski

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qindra mysafirë nderuan kujtimin e Apostullit të Lirisë në Hanin е Këkrinës me rastin e 151 vjetorit nga vdekja e revolucionarit Vasill Levski. Kurora dhe lule u vendosën në oborrin e hanit, përballë monumentit të Levskit, pranë pemës ku u kap Apostulli. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, të institucioneve dhe shumë nxënës. Oborri i hanit u mbush me shumë familje që erdhën me fëmijët e tyre për t'u treguar për veprën e Apostullit, por edhe për udhëtimin e tij të fundit. Në Hanin e Këkrinës mbërritën edhe pjesëmarrësit e ecjes turistike "Në gjurmët e Apostullit". Përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare "Tradita" rikrijuan kapjen e Vasill Levskit në han më 27 dhjetor 1872.

FOTO: BTA

Kulmi i festimeve kombëtare është në orën 18:00 në Sofje, përballë Monumentit të Apostullit në kryeqytet.
Ju ftojmë të lexoni më shumë për Apostullin e Lirisë Vasill Levski këtu.Foto: BTA