Margarita Stojkova është ndër dhjetë yjet në ngritje të Berlinales. Ajo u nderua në festivalin prestigjioz të filmit evropian për rolin e saj në filmin e Jana Titova "Diada". Çmimi është nën programin “Shooting Stars” (Yje në ngritje) të organizatës European Film Promotion (EFP).
Që nga viti 1998, EFP shënon çdo vit arritjet e aktorëve të rinj nga e gjithë bota. Juria prej pesë anëtarësh e shpërbleu Stojkovën sepse ajo "portretizon me shumë mjeshtëri një personazh të shumëanshëm. Fillimisht duke u dukur josimpatike, karakteri i saj gradualisht zbulon shtresa brishtësie," shkruhet në motive. E pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte edhe komisionerja evropiane bullgare Ilijana Ivanova.