LAJME

Artikull

Bullgaria dhe Turqia do të mbrojnë së bashku hapësirën e tyre ajrore

Enjte, 22 Shkurt 2024, 08:11

Bullgaria dhe Turqia do të mbrojnë së bashku hapësirën e tyre ajrore

FOTO: mod.bg

Madhësia e shkronjave

Një memorandum midis Bullgarisë dhe Turqisë për operacionet e sigurisë ndërkufitare të hapësirës ajrore u nënshkrua në Ankara nga ministrat e mbrojtjes Todor Tagarev dhe Yasar Güler. Dokumenti përcakton të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrimet e palëve, parimet bazë, procedurat dhe kushtet për kryerjen e operacioneve ndërkufitare për mbrojtjen e hapësirës ajrore të dy vendeve, njoftoi BTA. Palët diskutuan për aktivitetet e grupit kundër minave në Detin e Zi dhe shprehën besimin se na pret një pjesëmarrje gjithnjë e më aktive në nismat e përbashkëta për të garantuar sigurinë. Tagarev u takua me deputetë të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin turk. Ministri bullgar ka biseduar edhe me përfaqësues të industrisë turke të mbrojtjes, shton BGNES.