LAJME

Artikull

Presidenti francez Emmanuel Macron falënderoi kryeministrin bullgar Nikollaj Denkov

Enjte, 22 Shkurt 2024, 16:14

Presidenti francez Emmanuel Macron falënderoi kryeministrin bullgar Nikollaj Denkov

FOTO: Facebook / Emmanuel Macron

Madhësia e shkronjave

“I dashur Nikollaj, faleminderit që erdhët në Paris dhe se e filluat këtë luftë të guximshme për reforma dhe politikë pro-evropiane për Bullgarinë dhe për Evropën”, shkroi presidenti francez Emmanuel Macron në bullgarisht në faqen e tij në Facebook, në lidhje me vizitën e kryeministrit bullgar në Francë ditën e martë.
Udhëheqësi francez shton gjithashtu se Bullgaria dhe Franca do të vazhdojnë të ecin përpara së bashku "në emër të sigurisë dhe mbrojtjes evropiane, si dhe për sovranitetin tonë energjetik, veçanërisht përmes energjisë bërthamore.