Premte 23 Shkurt 2024 14:26
Premte, 23 Shkurt 2024, 14:26
Kryeministri Nikollaj Denkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Pasi ministrja e jashtme Maria Gabriel dhe kryeministri Nikollaj Denkov i diskutojnë raportet për aktivitetet e qeverisë në muajt e fundit, PP-DB dhe GERB-SDS do të ulen në tryezën e bisedimeve. Para gazetarëve në parlament, kryeministri Nikollaj Denkov sqaroi se dje ka biseduar me ministren e jashtme Maria Gabriel dhe të dy janë të gatshëm për negociata për përbërjen e Këshillit të Ministrave pas rotacionit, transmetoi BTA.
Sipas fjalëve të Denkovit, memorandumi i diskutueshëm, i cili shkaktoi mosmarrëveshje midis forcave politike në pushtet, ngre pyetje themelore - në lidhje me përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Komisionit Kundër Korrupsionit dhe rregullatorët kryesorë.
Denkov vuri në dukje se dokumenti propozon mekanizma të qarta me të cilët mund të përzgjidhen njerëz të kulaifikuar dhe në të njëjtën kohë të bëhet e qartë se kush e ka përgjegjësinë politike.
Në Varna, kryetari i GERB-it, Bojko Borisov, komentoi se është normale që palët të kenë konflikte, por duhet të bashkohen rreth të mirave që kanë bërë dhe orientimit gjeostrategjik të vendit dhe jo të ofendojnë njëra-tjetrën.
Publikoi / Publikuan: БНР екип