Artikull
Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë
Shtunë 24 Shkurt 2024 06:10
Shtunë, 24 Shkurt 2024, 06:10
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më shumë se 10 mijë të ftuar nga vendi dhe jashtë. Ata i pret “Gatimi i gjyshes”, i përgatitur në “Tiganin e Madh të Çorbajit”, si dhe specialitete të tjera tipike ballkanike. Rakia e ngrohtë do të jetë kudo. Falë vetive të saj medicinale, të gjithë të ftuarit do të gëzojnë shëndet të mirë gjatë gjithë vitit, premton Bashkia e Aprillcit, e cila është organizatore e aktivitetit.
Programi i festës së madhe të shkurtit përfshin një seri të tërë konkursesh kulinarie - për proshutën më të butë dhe më të shijshme, për gatimin më të shijshëm prej brumi, për rakinë më aromatike, ideale dhe me shije të shkëlqyer, për mezenë më të shijshmen dhe tërheqëse etj. Ndërsa për humorin e mirë të të ftuarve do të kujdesen ansamblet folklorike nga rajoni dhe mbarë vendi, të cilët do të prezantojnë edhe traditat dhe zakonet vendase.
Foto: BGNES
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип