Artikull
Rreth gjysma e bullgarëve nuk presin që lufta në Ukrainë të përfundojë së shpejti
Shtunë 24 Shkurt 2024 10:35
Shtunë, 24 Shkurt 2024, 10:35
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë, 30.7% e bashkatdhetarëve tanë presin që lufta të përfundojë deri në fund të vitit dhe 49.9% nuk presin që ajo të përfundojë. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi të “Gallup International” për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/. Sipas hulumtimit, mbështetësit e partive opozitare janë më skeptikë për përfundimin e luftës në vitin 2024 në dallim të mbështetësve të partive në pushtet që janë më optimistë. Mendimet janë më të vështira për t'u formuar tek më të rinjtë, si dhe tek grupet me arsim të ulët dhe akses më të kufizuar në informacion.
Publikoi / Publikuan: БНР екип