MUZIKË

Artikull

“Ngadalëso” ... sot është Dita e Shpejtësisë së Ngadaltë

Hënë, 26 Shkurt 2024, 04:35

“Ngadalëso” ... sot është Dita e Shpejtësisë së Ngadaltë

FOTO: YouTube

Madhësia e shkronjave

Sot po festojmë një ngjarje kurioze - Ditën Ndërkombëtare të Shpejtësisë së Ngadaltë, e njohur edhe si Festa e Qetësisë. Lëvizja sociale e quajtur Slow Life (Jeta e Ngadaltë) lindi në vitin 1986. Sot, në më shumë se 90 qytete në shtete të ndryshme, organizohen ngjarje argëtuese, të shumta dhe të ndryshme, duke theksuar nevojën për të ngadalësuar ritmin e mënyrës sonë të jetesës, e cila është gjithnjë e më e shpejtë.
Nga këngët bullgare që na bëjnë thirrje për të ngadalësuar ritmin dhe për të jetuar me shije për detajet, zgjodhëm "Ngadalëso" – një interpretim shumë të njohur të Stefan Vëlldobrevit dhe të “Të dyshuarve të zakonshëm” nga albumi "10½". Prej tetë vitesh, teksti dhe muzika e Stefan Vëlldobrevit, të aranzhuara nga muzikantët e mrekullueshëm që e quajtën veten "Të dyshuarit e zakonshëm", na ftojnë të ndjekim kohën... por më ngadalë...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva