POLITIKË

Artikull

Sipas SHBA-së është një ide e mirë që rafineria në Burgas t’i shitet një investitori të ri

Hënë, 26 Shkurt 2024, 07:23

Kenneth Merten

Kenneth Merten

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ambasadori i SHBA në Bullgari Kenneth Merten tha për bTV se një shitje e mundshme e rafinerisë së naftës në Burgas “Neftohim” te një kompani bullgare ose evropiane është një ide e mirë. Ai tha se përfaqësues të kompanive amerikane kanë vizituar Bullgarinë për të diskutuar mbi shitjen e “Neftohim”.  “Nuk jam në gjendje të them se sa serioze janë synimet e tyre për të blerë rafinerinë”, sqaroi diplomati dhe shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e nënshkruar mes SHBA-së dhe Bullgarisë për punë të përbashkët në projektet bërthamore. Ndërtuesi i njësive të reja të termocentralit “Kozlloduj” duhet të respektojë vlerat e Bullgarisë dhe të vendeve partnere të saj, kërkoi Merten. SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera. E vetmja këshillë që mund t'u japë pushtetarëve të vendit është të ulen me partnerët apo kundërshtarët e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje për problemet, komentoi ambasadori amerikan në Sofje për situatën e brendshme politike.