LAJME

Artikull

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri është për vizitë në Ukrainë

Hënë, 26 Shkurt 2024, 07:47

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri është për vizitë në Ukrainë

FOTO: Këshilli i Ministrave

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Nikollaj Denkov dhe një delegacion bullgar mbërritën në Ukrainë, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Denkov do t'u theksojë mikpritësve se Sofja do të vazhdojë të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Qeveria bullgare gjithashtu mbështet formulën ukrainase për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, bazuar në parimet e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare, si dhe të gjitha përpjekjet për një samit të paqes botërore me mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare, thuhet në njoftimin për shtyp. Në Kiev, kryeministri shoqërohet nga ministri i drejtësisë Atanas Sllavov, ministri i energjetikës Rumen Radev, ministri i ekologjisë Julian Popov, zëvendësministri i punëve të jashtme Tihomir Stojçev dhe zëvendësministri i mbrojtjes Stanimir Georgiev, si dhe nga shefi i mbrojtjes Adm. Emill Eftimov.

Publikoi / Publikuan: БНР екип