Artikull
Takim i kryeministrit bullgar me presidentin ukrainas
Hënë 26 Shkurt 2024 14:41
Hënë, 26 Shkurt 2024, 14:41
FOTO: Këshilli i Ministrave
Madhësia e shkronjave
Në një takim në Kiev, kryeministri Nikollaj Denkov dhe presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski diskutuan bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe mbrojtjes. Zelenski falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe theksoi se vendi i tij është i interesuar për prodhim të përbashkët në sektorin e mbrojtjes. Nga ana e tij, Nikollaj Denkov siguroi se qeveria bullgare dhe shumica parlamentare po punojnë për të siguruar mbështetjen maksimale politike, ushtarake, diplomatike, humanitare dhe materiale për Ukrainën. "Bullgaria po diskuton nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe sigurie, por ajo duhet së pari të miratohet nga Kuvendi Popullor," tha kryeministri.
Publikoi / Publikuan: БНР екип