EKONOMI

Artikull

Edhe një herë po vonojnë nisjen e terminalit të gazit në Aleksandropolis

Mërkurë, 28 Shkurt 2024, 09:37

Edhe një herë po vonojnë nisjen e terminalit të gazit në Aleksandropolis

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Terminali i gazit të lëngshëm në Aleksandropolis - Greqi do të hyjë zyrtarisht në funksionim tregtar më 1 maj. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, ku u diskutua për çmimet e gazit natyror në Bullgari nga 1 marsi. Terminali pritej tëfillojë të funksiononte më 10 mars. Drejtori i "Tregtisë së gazit natyror" në "Bulgargaz" Veselin Sinabov njoftoi se operacioni komercial do të fillojë që në maj. Nëpërmjet kompanisë shtetërore Bulgartransgaz, Bullgaria është aksionere në terminal me një aksion prej 20%. Testimi i objektit vazhdon dhe cisterna e parë me gaz teknik tashmë është shkarkuar në Aleksandropolis, tha Sinabov.
Gazi natyror në vend pritet të bëhet më i lirë me 18% dhe të shitet për rreth 29 euro për megavat orë. Rregullatori do të marrë vendimin përfundimtar më 1 mars.