LAJME

Artikull

Frontex mbështet kategorikisht anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen

Enjte, 29 Shkurt 2024, 08:08

Frontex mbështet kategorikisht anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen

FOTO: MPB

Madhësia e shkronjave

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare të BE-së (Frontex) Hans Lejtens mbështeti kategorikisht anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen dhe në rrugë tokësore, njofton BTA. Në takimin në Sofje me ministrin e punëve të brendshme, Kalin Stojanov, të dy dhanë një vlerësim jashtëzakonisht të lartë për bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Frontex. U ra dakord për një rritje të trefishtë të pranisë së punonjësve të agjencisë në kufirin bullgaro-turk, gjë që do të kontribuojë në një nivel të lartë sigurie të një nga kufijtë e jashtëm më të ndjeshëm dhe të ngarkuar të BE-së. Stojanov e njohu mysafirin me organizimin e kontrollit kufitar dhe me dialogun e përforcuar me Turqinë, falë të cilit ka një rënie të ndjeshme të presionit të migracionit që nga vjeshta e vitit 2023. Më 29 shkurt, pritet të dy do të inaugurojnë departamentin e restauruar të policisë kufitare në Boljarovo.