LAJME

Artikull

Bullgaria nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë apo Moldavi

Enjte, 29 Shkurt 2024, 09:39

Bullgaria nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë apo Moldavi

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria kurrë nuk ka diskutuar dhe nuk ka ndërmend të dërgojë ushtri bullgare në Ukrainë, tha kryeministri Nikollaj Denkov në përgjigje të një pyetjeje parlamentare. Ai mohoi se po mendohet dërgimi i personelit ushtarak në Moldavi dhe kujtoi se kjo mund të bëhet vetëm pas një vendimi të parlamentit. Denkov u shpall në favor të vazhdimit të politikës së ndihmës së Kievit.