LAJME

Artikull

Biznesmeni në arrest shtëpie Vasill Bozhkov me një projekt të ri politik

Enjte, 29 Shkurt 2024, 13:23

Biznesmeni në arrest shtëpie Vasill Bozhkov me një projekt të ri politik

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Biznesmeni Vasill Bozhkov, i cili aktualisht është në arrest shtëpiak për akuza të shumta, duke përfshirë taksat e papaguara nga biznesi i lojërave të fatit që kapin vlerën e gjysmë miliardë levave, njoftoi krijimin e një projekti të ri politik - lëvizjen kombëtare "Qendra".
"Për 35 vjet na mashtron një mafi që e quan veten politikanë. Nuk ka arsim, biznes, shëndetësi", tha Bozhkov.Formacioni synon "të shpëtojë Bullgarinë dhe popullin tonë nga shkatërrimi".“Qendra” deklarohet pro shtetit ligjor, demokracisë, identitetit kulturor dhe transferimit të praktikave të suksesshme nga vendet e tjera në vendin tonë.Kryetar i lëvizjes është Darin Drosev, profesor i lëndës “Logjikë” dhe “Filozofi” në Universitetin e Sofjes.Projekti i mëparshëm politik i Bozhkovit "Vera Bullgare" nuk u lejua nga KQZ të marrë pjesë në zgjedhjet e nëntorit 2021.

Publikoi / Publikuan: БНР екип