Artikull
Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është nën kontroll
Enjte 29 Shkurt 2024 14:46
Enjte, 29 Shkurt 2024, 14:46
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një rënie prej afro 80% e numrit të shtetasve që kanë bërë provë të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk është regjistruar këtë vit krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës në Bullgari të Hans Leijtens, drejtor ekzekutiv i Frontex, i cili së bashku me ministrin e punëve të brendshme, Kalin Stojanov, vizituan për herë të parë kufirin bullgaro-turk.
"Presioni i emigrantëve është nën kontroll," theksoi Stojanov. “Bullgaria është një partner shumë i rëndësishëm për ne, pa Bullgarinë nuk mund të mbrojmë kufijtë e jashtëm të BE-së”, tha Leijtens në pikën kufitare “Kapiten Andreevo”.
U bë e qartë se punonjësit e agjencisë evropiane në kufirin bullgaro-turk do të trefishohen dhe do të bëhen afro 500. Ata do të punojnë së bashku me policinë kufitare bullgare, njoftoi korrespondentja e BNR, Daniella Kostova. Pritet edhe transportimi i pajisjeve teknike, duke përfshirë 360 fuoristradë. Stojanov falënderoi për mbështetjen që agjencia u jep shërbimeve bullgare për ruajtjen e kufirit shtetëror.
Në një ceremoni të shkurtër, ministri Stojanov njoftoi rifillimin zyrtar të punës së Departamentit të Policisë Kufitare - Boljarovo në kufirin me Turqinë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип