LAJME

Artikull

Fillon muaji i Gjyshes Marta

Parashikimi i motit për 1 marsin 2024

Mot me re dhe shi

Enjte, 29 Shkurt 2024, 17:30

Parashikimi i motit për 1 marsin 2024

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°. në Sofje 6°. Në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në malet mbi 1800 metra borë. Në shumicën e zonave reshjet do të jenë të dobëta, më të theksuara do të jenë në skajet jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, në kryeqytet 12°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull me erë juglindore. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 8-10°. Temperatura e ujit të detit është 8°.
Mbi malet do të mbajë mot me vranësira në kreshta, me mjegull dhe me reshje. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 7°, në 2000 m deri në 0°.
Të shtunën do të jetë me vranësira. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje të dobëta shiu, në malet mbi 2000 m reshjet do të jenë me borë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 13 gradë.

Publikoi / Publikuan: БНР екип