LAJME

Artikull

Ministria e Mbrojtjes do të monitorojë dezinformatat në internet

Premte, 1 Mars 2024, 09:41

Ministria e Mbrojtjes do të monitorojë dezinformatat në internet

FOTO: armymedia.bg

Madhësia e shkronjave

Ministria e Mbrojtjes ka krijuar një organ që do të monitorojë dezinformatat në internet dhe media. Sipas rregullores së re për veprimtarinë e Qendrës së Informacionit pranë departamentit, shpallur në Fletoren Zyrtare, struktura do të monitorojë dhe analizojë “sulmet hibride të informacionit dhe fushatat dezinformuese të drejtuara kundër ushtrisë dhe kundër politikës së sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare”. Monitorimi do të jetë mbi mediat "klasike" dhe moderne. Qendra do të japë raporte ditore, javore dhe mujore se si politika e Ministrisë së Mbrojtjes ka ndikuar tek audiencat e synuara. Drejtori i qendrës së informacionit Vlladimir Milenski siguroi deputetët e Komitetit të Mbrojtjes se aktiviteti nuk do të çojë në censurë.