Artikull
Një kompani gjermane për prodhimin e pjesëve të makinave investon në një ndërmarrje në Pleven
Shtunë 2 Mars 2024 06:05
Shtunë, 2 Mars 2024, 06:05
Madhësia e shkronjave
Kompania gjermane “Kayser Automotive” do të investojë në një ndërmarrje për prodhimin e pjesëve të makinave në Pleven, njofton faqja Investor. Madhësia e investimit nuk është bërë e ditur, por pritet që ndërmarrja të fillojë punën këtë vit në një sipërfaqe mbi 5200 metra katrorë. Ambientet e saj përfshijnë një sallë prodhimi, magazinë, sektorin administrativ dhe ambiente të mirëmbajtjes.
Kompania filloi veprimtarinë e saj në 1709, kur u krijua një fabrikë leshi. Në vitin 1928, pasuritë e saj iu shitën paraardhësve të pronarëve aktualë dhe në vitin 1960 u bënë pjesë e sektorit të automobilave. Sot, investitori gjerman ka 12 ndërmarrje dhe zyra në mbarë botën. Ajo gjithashtu ka degë në SHBA, Meksikë, Poloni, Hungari, Spanjë, Kinë, Indi dhe Japoni.
Foto: Kayser Automotive
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип