SHOQËRI

Artikull

Bullgarët nga Bosilegradi do të jenë mes spektatorëve në një koncert gala në Sofje me rastin e 3 marsit

Shtunë, 2 Mars 2024, 07:10

Bullgarët nga Bosilegradi do të jenë mes spektatorëve në një koncert gala në Sofje me rastin e 3 marsit

FOTO: Fondacioni „Bëllgare“

Madhësia e shkronjave

Shoqata e Bosilegradit "GLAS" feston njëmbëdhjetë vjet nga themelimi dhe shtatë vjet nga funksionimi i portalit "Glaspress" me një ekskursion njëditor në Sofje më 2 mars. Gjithsej 50 miq dhe partnerë të shoqatës, të cilët do të udhëtojnë në kryeqytetin bullgar, kanë mundësinë që atë mbrëmje të marrin pjesë në një koncert gala me rastin e festës kombëtare të Bullgarisë. Shfaqja "Toka si pëllëmbë njeriu" mbledh valltarë nga ansamblet "Bëllgare", "Çinari", Ansambli i Valleve Popullore "Sofia-6", djem dhe vajza nga shkolla e Neshka Robevës, Kori Akademik në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në Plovdiv etj.
Foto: Fondacioni ''Bëllgare''Perpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: БНР екип