Artikull
Koncert bamirësie për ndërtimin e një monumenti të Vasill Levskit në Burgas
Hënë 4 Mars 2024 04:50
Hënë, 4 Mars 2024, 04:50
Portret i Vasill Levskit nga viti 1987, piktore: Ruska Marinova
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Sot, 4 mars, në qytetin e Burgasit do të mbahet një koncert bamirësie me qëllim ndërtimin e monumentit të Vasill Levskit. Koncerti organizohet nga fondacioni "Bullgarët krenarë", i cili ka marrë përsipër ngritjen e monumentit të heroit kombëtar në qytetin bregdetar.
Në koncert do të marrin pjesë ansamble muzikore dhe vallëzimi nga shkollat dhe kopshtet e fëmijëve në Burgas. E ftuar speciale do të jetë Elica Todorova TRIO.
Shuma e përafërt për krijimin e një monumenti prej bronzi arrin në 500 000 leva (rreth 250 000 euro). Për këtë qëllim, fondacioni mbledh donacione përmes koncerteve pazareve dhe fushatave shkollorebamirëse.
Publikoi / Publikuan: БНР екип