Artikull
"Më jep dashuri" mbledh në një duet Hristijana Dankova dhe Kristijan Jankullov
Martë 5 Mars 2024 05:40
Martë, 5 Mars 2024, 05:40
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Dy interpretues të rinj, por tashmë të njohur - Hristijana Dankova dhe Kristijan Jankullov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Më jep dashuri".
Kjo baladë e bukur pop i kushtohet dashurisë,të cilën sot rrallë e gjejmë në formën e saj të pastër. Muzikën dhe tekstin e këngës i krijoi Kristijan Jankullov, ndërsa aranzhimin e bënë Panço Karamanski dhe Angell Prodanov.
Projekti mes Hristijana dhe Kristijan është rezultat i miqësisë së tyre të gjatë dhe pasionit të përbashkët për muzikën. Pavarësisht shfaqjeve të tyre solo, ata shpesh bashkohen me dëshirën për të krijuar bashkë. Ndër vite, të dy performuan së bashku si në skenat e klubeve në vendin tonë, ashtu edhe si solistë të orkestrave simfonike. Në dhjetor të vitit të kaluar, Hristijana dhe Kristijan patën kënaqësinë të ngjiteshin në të njëjtën skenë në Kazakistanin e largët.
"Më jep dashuri" është projekti i parë nga shumë projekte, të cilat Hristijana Dankova dhe Kristijan Jankullov planifikojnë të prezantojnë së bashku.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova