Artikull
Më 9 qershor në Bullgari do të votojnë vetëm qytetarët që kanë jetuar në BE për të paktën 3 muaj
Martë 5 Mars 2024 07:10
Martë, 5 Mars 2024, 07:10
FOTO: sofia.europarl.europa.eu
Madhësia e shkronjave
Si kusht i domosdoshëm për ushtrimin e votës në zgjedhjet e ardhshme për deputetë të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë më 9 qershor të këtij viti, kërkohet qëndrim të përhershëm. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se mund të votojnë vetëm qytetarët që “tre muajt e fundit kanë jetuar në Republikën e Bullgarisë ose në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian”.
Kjo do të thotë se shtetasit bullgarë duhet të jenë regjistruar me një adresë të përhershme dhe aktuale në territorin e Bullgarisë, ose me një adresë të përhershme në Bullgari dhe me një adresë aktuale në një shtet tjetër anëtar.
Për qytetarët e një shteti tjetër anëtar të BE-së, votimi në Bullgari do të jetë i mundur nëse ata kanë një adresë vendbanimi në territorin e Bullgarisë ose në territorin e një shteti tjetër anëtar të BE-së.
Publikoi / Publikuan: БНР екип