LAJME

Artikull

Liderja e opozitës bjelloruse, Svetllana Tihanovska, është për vizitë në Bullgari

Martë, 5 Mars 2024, 12:49

Svetllana Tihanovska

Svetllana Tihanovska

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Liderja e opozitës bjelloruse, Svetllana Tihanovska, e cila jeton në mërgim, është për vizitë në vendin tonë. Në një intervistë për BNR, ajo tha se dëshiron që populli bullgar të dijë për luftën e bjellorusëve kundër regjimit të presidentit Aleksandër Lukashenko për pavarësinë e vendit. “Në planin politik, për mua është shumë e rëndësishme që Bullgaria, si një vend me zë në Bashkimin Evropian, të kuptojë se e ardhmja e Bjellorusisë është e lidhur me forcat demokratike dhe se Lukashenko në krye të vendit është një rrugë drejt askund”, theksoi ajo. Gjatë vizitës së saj në Bullgari, Tihanovska u takua me kryetarin e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, i cili e siguroi se Bullgaria i mbështet përpjekjet e opozitës në Bjellorusi për vendosjen e një rendi demokratik socio-politik në vend.