LAJME

Artikull

Bojko Borisov kryeson delegacionin bullgar në kongresin e EPP në Bukuresht

Mërkurë, 6 Mars 2024, 09:27

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kongresi i Partisë Popullore Evropiane(PPE), në kryeqytetin rumun Bukuresht, mblodhi mbi 2000 delegatë nga 40 vende. Ai i kushtohet përgatitjes për zgjedhjet evropiane, nën shenjën e solidaritetit të të gjithë Bashkimit Evropian me Rumaninë dhe vendet afër Ukrainës. Mikpritësit e veprimtarisë janë Partia Kombëtare Liberale Rumune, Kryetari i EPP Manfred Weber dhe Sekretari i Përgjithshëm i PPE Thanasis Bakolas. Në forum do të jenë të pranishëm Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Mezzola, krerë shtetesh dhe qeverish, liderë partish dhe komisionerë evropianë nga familja më e madhe politike e PPE.
Delegacioni bullgar do të kryesohet nga lideri i GERB-it, Bojko Borisov, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel, përfaqësues të Komitetit Ekzekutiv të partisë, përfaqësues të Bashkimit të Forcave Demokratike (SDS) dhe eurodeputetët e GERB-SDS.