LAJME

Artikull

Dorëheqja e kryeministrit Nikollaj Denkov, sipas GERB, nënkupton mungesë dëshire për negociata

Mërkurë, 6 Mars 2024, 11:56

Dorëheqja e kryeministrit Nikollaj Denkov, sipas GERB, nënkupton mungesë dëshire për negociata

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

GERB e shpalli të nxituar vendimin e PP-DB për të votuar sot dorëheqjen e kryeministrit Nikollaj Denkov në mungesë të kandidates së rotacionit për kryeministër Maria Gabriel, e cila ndodhet në Bukuresht për kongresin e PPE-së. Sipas nënkryetares së Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Temenuzhka Petkova, kjo është shprehje e dëshirës për të refuzuar negociatat për qeverisje pas rotacionit dhe madje edhe të zgjedhjeve të parakohshme. Petkova, e cila është në ekipin negociator të emëruar nga lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se ende nuk janë të kërkuar nga PP-DB për bisedime. Nënkryetari i partisë, Tomisllav Donçev, ka parë në veprimet e PP-DB-së një ikje nga rezultatet e punës së tyre.

Publikoi / Publikuan: БНР екип