Artikull
Komandanti suprem i Komandës Aleate të Transformimit të NATO-së ndodhet për një vizitë në Bullgari
Enjte 7 Mars 2024 07:51
Enjte, 7 Mars 2024, 07:51
Shefi i Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov (djathtas) dhe Komandanti Suprem i Komandës Aleate të Transformimit të NATO-së, gjenerali Filip Lavin
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Komandanti suprem i Komandës Aleate të Transformimit të NATO-së, gjeneral Filip Lavin është duke bërë një vizitë në Bullgari deri më 8 mars, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes. Në fokus të bisedimeve të tij me shefin e mbrojtjes, admiralin Emill Eftimov, janë çështjet me interes të ndërsjellë që kanë të bëjnë me planifikimin e mbrojtjes së Aleancës, ndërveprueshmërinë, investimet në mbrojtjen kolektive dhe në projekte me financime shumëkombëshe dhe të përbashkëta në të cilat merr pjesë Bullgaria. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, presidenti dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura Rumen Radev do të zhvillojnë një takim me gjeneralin Lavin. Pritet që miku të bisedojë edhe me kryeministrin në dorëheqje Nikollaj Denkov, ministrin e mbrojtjes në dorjeheqje Todor Tagarev dhe deputetët e Komisionit të Mbrojtjes në Kuvendin Popullor.