Artikull
Bullgaria sot – 7 mars 2024
Enjte 7 Mars 2024 13:00
Enjte, 7 Mars 2024, 13:00
Madhësia e shkronjave
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës.
Në Sofje u prezantua përkthimi i librit "Boksieri nga Nova Mahalla" nga autori maqedonas Vlladimir Pllavevski. Lidhur me këtë ju ofrojmë intervistën me përkthyesin Marijan Petrov, sipas të cilit mes popujve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk ka turbulenca.
Në minutat e rregullta për muzikë do të shënojmë 80 vjetorin e lindjes së klarinetistit Nikolla Iliev, themelues i Orkestrës Popullore “Konushenski”. Doemos do të dëgjoni një ekzekutim virtuoz të këtij formacioni për muzikë popullore.
Ju urojmë minuta të këndshme!
Publikoi / Publikuan: БНР екип