LAJME

Artikull

Nikollaj Denkov: Nuk ka probleme me licencimin e karburantit të “Westinghouse”

Enjte, 7 Mars 2024, 13:31

Nikollaj Denkov

Nikollaj Denkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sistemi elektrik është në gjendje shume të mirë - ka kapacitete, ka mundësi për balancim. Kështu deklaroi kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov gjatë vizitës së tij në centralin bërthamor “Kozlloduj”. Ai komentoi se nuk ka probleme me licencimin e karburantit të kompanisë amerikane “Westinghouse”, i cili do të përdoret në termocentralin “Kozlloduj”, njoftoi BTA. Drejtori ekzekutiv i centralit, Valentin Nikollov, ripohoi se gjithçka po shkon sipas planit.
Karburanti i “Westinghouse”, i cili ende nuk është licencuar nga Agjencia Rregullatore Bërthamore, pritet në prill. Në maj, njësia 5 e uzinës sonë është planifikuar të mbyllet dhe të furnizohet për herë të parë me karburant të “Westinghouse”, i cili do të përzihet me karburantin rus që po përdoret aktualisht.