Premte 8 Mars 2024 05:45
Premte, 8 Mars 2024, 05:45
FOTO: Facebook/Mihaela Fileva
Madhësia e shkronjave
Në prag të pranverës dy nga këngëtaret e njohura bashkëkohore bullgare - Mihaella Fileva dhe Dara Ekimova - u prezantojnë fansave të tyre një këngë të përbashkët. Përveç faktit që zërat e tyre tingëllojnë së bashku për herë të parë, ato janë edhe autoret e “Gjithçka ishte për të mirë”. Këngën e kanë krijuar së bashku me producentin muzikor Gusten Dahlqvist gjatë kampit kreativ për krijimin e albumit të fundit të Mihaellës “96”, ndërsa Veselin Cenov është përfshirë në fund të realizimit të këngës.
Për punën rreth videoklipit, regjisori Bojko Shtonov na tha:"Kam pasur kënaqësinë për të punuar edhe me të dyja këngëtaret veçmas dhe ato në të vërtetë janë të mrekullueshme. Më bëri përshtypje profesionalizmi i tyre, sidomos në vallen e tangos, pavarësisht kohës së shkurtër të provave që kishim."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип