EKONOMI

Artikull

Gratë në vendin tonë marrin gati 13% paga më të ulëta

Premte, 8 Mars 2024, 08:48

Gratë në vendin tonë marrin gati 13% paga më të ulëta

FOTO: knsb-bg.org

Madhësia e shkronjave

Gratë në vendin tonë marrin mesatarisht 12,6% paga më të ulëta se burrat, por në një sërë aktivitetesh ekonomike diferenca në shpërblim është shumë më e madhe, sipas të dhënave të Institutit të Kërkimeve Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. Për shembull, në fushën “Financa dhe Sigurime”, të ardhurat e femrave janë 30% më të ulëta se ato të meshkujve”, tha Violeta Ivanova, zëvendësdrejtoreshë e institutit.
Mbi 40% prej femrave nga mosha 25 deri në 34 vjeç kanë arsim të lartë, ndërsa për meshkujt e së njëjtës grupmoshë ky tregues është 28%.
Politika në vendin tonë vazhdon të perceptohet si një aktivitet kryesisht mashkullor dhe vetëm çdo i katërti deputet në parlamentin aktual është grua. Gratë kryetare bashkish janë 13%, dhe këshilltaret bashkiake - më pak se 30%.
Shumica e grave punojnë në tregti, prodhim, shëndetësi dhe arsim.

Publikoi / Publikuan: БНР екип