Është e Shtuna e Shpirtrave, ne nderojmë kujtimin e të afërmve tanë të ndjerë

Shtunë, 9 Mars 2024, 06:10

Është e Shtuna e Shpirtrave, ne nderojmë kujtimin e të afërmve tanë të ndjerë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të shtunën para së Djelës së të Lidhurit të Mishit bullgarët ortodoksë përkujtojnë të vdekurit. Është një nga tre të Shtunat e Shpirtrave që të krishterët orthodoksë festojnë çdo vit, para fillimit të Krishtlindjeve, Kreshmës së Madhe dhe Pendikostisë.
Vetë emri "E Shtuna e Shpirtrave" do të thotë një ditë për përkujtimin e shpirtrave të të vdekurve dhe është gjithmonë të shtunën e caktuar nga kisha për të nderuar të vdekurit. Në të Shtunën e Shpirtrave, bëhet shërbimi për të ndjerin, pas së cilës bëhet një shërbim përkujtimor me një tryezë të përbashkët me grurë të zier, bukë ose pite, verë, fruta, ëmbëlsira ose karamele.
Pas përkujtimit, të afërmit e të ndjerit bëjnë dhurata me fjalët: "Zoti e faltë". Këmbana bie me zi, me një goditje të matur. Një ditë më parë, si dhe në të Shtunën e Shpirtrave, të afërmit e të ndjerit vizitojnë varrin, e pastrojnë atë, pastaj derdhin verë mbi të dhe djegin temjan. Të nesërmen, gjatë liturgjisë, shkrimi Ungjillor kujton skenën e Gjykimit të Fundit.
Foto: BTA
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello