SHOQËRI

Artikull

Universitete nga Evropa dhe Japonia prezantohen në një ekspozitë të specializuar në Sofje

Shtunë, 9 Mars 2024, 07:05

Universitete nga Evropa dhe Japonia prezantohen në një ekspozitë të specializuar në Sofje

FOTO: edlanta.com

Madhësia e shkronjave

Edicioni pranveror i ekspozitës "Arsim për një karrierë të suksesshme - 2024" hap dyert në Sofje më 9 mars. Në të, studentët bullgarë që dëshirojnë të studiojnë jashtë mund të zgjedhin një degë ose një universitet.
Të gjithë mund të njihen me ofertat e universiteteve kryesore nga Evropa dhe Japonia në vend - pa pagesë, vetëm me regjistrim paraprak. Për të kontrolluar se cilat janë kërkesat e tyre të pranimit, tarifat e shkollimit, kushtet e akomodimit si dhe detajet e bursave të ndryshme.

FOTO: edlanta.com

Organizatorët e ekspozitës vënë në dukje edhe një prirje të mirë - studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre janë në kërkim të një profesioni të përshtatur me interesat e tyre individuale, dhe ata janë gjithnjë e më pak të tërhequr nga tendencat e ndryshme të modës. Ndër të ftuarit e ekspozitës janë MODUL University Vienna, EU Business School, SRH University, IULM dhe të tjerë. Është planifikuar një stendë e veçantë kushtuar arsimit në Tokën e Lindjes së Diellit.
Foto: edlanta.com
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: БНР екип