Artikull
Në të Dielën e të Lidhurit të Mishit fillon kalimi në agjërimet e gjata të Pashkëve
Dielë 10 Mars 2024 05:10
Dielë, 10 Mars 2024, 05:10
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gjithmonë të dielën, tetë javë para Pashkëve, të krishterët ortodoksë festojnë të Dielën e të Lidhurit të Mishit (Mesni Zagovezni). Gjatë liturgjisë, Kisha kujton figurën e Ditës së Gjykimit përmes teksteve në Shkrimet e Shenjta. Aty preken temat e mëkatit dhe ndëshkimit në jetën e përtejme, prandaj thirrja për besimtarët është gjatë agjërimit që të shkëputen nga përditshmëria dhe t'i përkushtohen veprave të mira - shërbimit ndaj të afërmve dhe bamirësisë.
E Diela e të Lidhurit të Mishit festohen në një rreth familjar dhe në tryezën festive janë të pranishme gatimet me mish (zakonisht pulë ose gjel). Është dita e fundit para agjërimit, kur hahet mish. Gjatë gjithë javës organizohen festa dhe lojëra deri në Ditën e Faljes (Sirni Zagovezni), sepse pas atyre ato janë rreptësisht të ndaluara. E diela pas së Dielës së të Lidhurit të Mishit, Sirnica, është e fundit në të cilën hahet peshku dhe ushqimet shtazore, si djathi, qumështi, vezët etj. Sipas traditave popullore, kjo është edhe e diela e fundit gjatë së cilës të rinjtë mund të mblidhen në kor, të këndojnë dhe të kërcejnë valle popullore.
Foto: BTA
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип