MUZIKË

Artikull

Në Paris u prezantua muzikë popullore dhe muzikë kishtare-sllave bullgare

Para audiencës franceze dhe bullgare u realizuan dy koncerte nga Kori Popullor Akademik, i drejtuar nga Prof. Kostadin Buraxhiev

Hënë, 11 Mars 2024, 05:05

Foto: YouTube / @AcademicFolkChoir

Foto: YouTube / @AcademicFolkChoir

Madhësia e shkronjave

Shembuj të jashtëzakonshëm të kulturës muzikore bullgare u prezantuan para publikut francez. Shfaqjet e Korit Popullor të Akademisë së Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në Plovdiv "Prof. Asen Diamandiev", me dirigjent prof. Kostadin Buraxhiev, i mbushën sallat dhe shkaktuan duartrokitje të gjata.
Dy koncertet në Paris, të cilat u mbajtën disa ditë më parë, u organizuan me rastin e festës sonë kombëtare, 3 marsit, nga dy shoqata për shkëmbim kulturor bullgaro-francez - Art Gallery Constantin, udhëhequr nga mjekët bullgar Dr. Konstantin Nikollov dhe bashkëshortja e tij Dr. Elena Radeva-Nikollova, dhe shoqata Artavenir, me drejtoreshë Jordanka Kostadinova.
Koncerti "Misteret nga kohët e largëta" në kishën "Shën Elisaveta e Hungarisë" në kryeqytetin francez prezantoi pesëmbëdhjetë vepra të muzikës kishtare-sllave të kompozitorëve bullgarë dhe rusë.
Eventi i dytë, i titulluar "Këngët e Orfeut", u mbajt në Kishën Amerikane në qytet pikërisht në Ditën Kombëtare të Bullgarisë - 3 mars. Në këtë koncert u interpretuan vepra folklorike të autorëve bullgarë, si Ivan Vëlev, Krasimir Kjurkçijski, Ivan Spasov e të tjerë.
Kohët e fundit, Kori Popullor Akademik festoi 50 vjetorin e krijimit dhe tani ka një arsye tjetër për të festuar - 20 vjet nën udhëheqjen e prof. Kostadin Buraxhiev, me të cilin fituan një sërë çmimesh në Bullgari dhe në mbarë botën.
Një shembull i mrekullueshëm i mjeshtërisë së Korit Popullor Akademik, është një nga regjistrimet e tij të fundit në studio nën drejtimin e Kostadin Buraxhiev - kënga popullore "Mbeti Llalica" me aranzhim të Kirill Stefanov, soliste - Janica Stamenova.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva