LAJME

Artikull

Në Sofje u mbajt një protestë kundër emigrantëve

Hënë, 11 Mars 2024, 06:47

Në Sofje u mbajt një protestë kundër emigrantëve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev kritikoi qeverinë se nuk është në gjendje të kujdeset për sigurinë e qytetarëve bullgarë në qendër të Sofjes. "Çfarë mund të imagjinojmë për rajonet e tjera në vend. Dhe kjo i bën njerëzit të dyshojnë në të gjitha këto histori se fluksi i emigrantëve është kontrolluar, se kemi mbrojtje efektive të kufirit bullgar, se dërgimi i emigrantëve të padëshiruar në vendin tonë nuk do të ketë pasoja për sigurinë tonë”, ka theksuar Radev.
Një protestë nën titullin "Emigrantët jashtë Sofjes" u zhvillua mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Ajo filloi para godinës së Ministrisë së Brendshme. Qindra qytetarë, kryesisht të rinj, kaluan nga Këshilli i Ministrave, raportoi BGNES. Kërkesat e tyre janë për kontroll të rreptë mbi pranimin e emigrantëve në vend dhe ndalimin e lëvizjes së tyre të lirë në qytet.

Publikoi / Publikuan: БНР екип