SPORT

Artikull

Stiljana Nikollova fitoi medaljen e artë në Grand Prix në Marbella

Hënë, 11 Mars 2024, 07:12

Stiljana Nikollova

Stiljana Nikollova

FOTO: Adore Pirin

Madhësia e shkronjave

Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë në garën e gjithanshme në turneun e gjimnastikës ritmike të Grand Prix në qytetin spanjoll Marbella. Vendin e dytë e fitoi Tahmina Ikromova nga Uzbekistani, ndërsa vendin e tretë kampionia e botës Darja Varfolomeev nga Gjermania.
Gjimnastja tjetër bullgare, Eva Brezalieva, e nisi shkëlqyeshëm garën, por në kombinimin e fundit me fjongo bëri gabime të rënda, që i dhanë vendin e shtatë.
Futbollisti më i suksesshëm bullgar Hristo Stoiçkov ishte në pallatin e sportit “Elena Benitez” në San Pedro Alcantara ku u mbajt gara dhe takoi gjimnastet tona për t’i uruar suksese.