Artikull
Prezantimi i romanit ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' të Zlatimir Kolarov në Tiranë
Martë 12 Mars 2024 04:30
Martë, 12 Mars 2024, 04:30
FOTO: Kostandina Bello
Madhësia e shkronjave
Ditën e sotme më 12 mars 2024, në orën 17:00, në ambientet e vilës ''Sofja'', në rrugën ''Medar Shtylla'' në qytetin e Tiranës do të zhvillohet promovimi i librit të mjekut reumatolog Zlatimir Kolarov. Romani i tij i fundit i titulluar ''Në sipërfaqen e hollë të akullit'' u botua në gjuhën shqipe në vitin 2023 dhe tani do të promovohet për herë të parë në Shqipëri. Përkthimi në gjuhën shqipe është financuar nga Konsulli i Nderit i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë z. Selim Hoxhaj dhe është përkthyer nga Janka dhe Milena Selimi.
FOTO: Facebook /Златимир Коларов
Romani "Në siperfagen e holle të akullit" ka rrëfime sekrete, sensuale, histori të vuajtura për shpirtin e pakapshëm të gruas përmes syve dhe spirtit të burrit. Personazhe dhe fate jo të zakonshme, emocione dhe ndjenja të veçanta, komplote dhe fabula jo standarde, që e levizin veprimin në vija paralele, vija që kryqëzohen dhe nga perplasja e tyre lindin flakët që djegin shpirtin. Një rrëfim enigme i pakuptueshem që ndjek romanin rresht pas rreshti deri në paragrafin e fundit. Shpresa dhe ëndrra, frikëra dhe dhimbje, misticizëm dhe mister, një histori që jehon dhe rezonon në shpirt për ditë të tera me lexuesin" - shprehet z. Kollarov. Romani flet per gruan permes syve dhe shpirtit te burrit.
Të gjithë ata që e duan artin dhe të bukurën si dhe letërsinë janë të mirëpritur në prezantimin e këtij romani kaq intrigues të krijuar me shumë dashuri nga mjeku me shpirt artisti.
Lexoni më tepër:
Foto: Kostandina Bello, FB / Zlatimir Kolarov
Publikoi / Publikuan: БНР екип