Artikull
Grigor Dimitrov do të luajë kundër Daniill Medvedev në Indiën Uells
Martë 12 Mars 2024 07:53
Martë, 12 Mars 2024, 07:53
Grigor Dimitrov
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Grigor Dimitrov shënoi fitore të lehtë duke u paraqitur mira ndaj numrit 21 të botës në tenis për meshkuj, francezit Adrian Manarino.
Bullgari fitoi me 6:3 dhe 6:3 për 81 minuta dhe arriti të kualifikohet në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Indiën Uells. Dimitrov tashmë ka pesë fitore në pesë ndeshje kundër Manarino. Forma e mirë të francezit nuk arriti të ndryshojë rezultatin e ndeshjes.
Grigor Dimitrov të mërkurën do të përballet me numrin 4 të botës, Daniill Medvedev, i cili doli fitimtar nga ndeshja me amerikanin Sebastian Korda. Në bilancin e përgjithshëm të ndeshjeve, rusi kryeson me 6 kundrejt 3 fitore ndaj bullgarit, por Dimitrov e fitoi ndeshjen e fundit mes të dyve në turneun Masters në Paris në fund të vitit 2023.
Publikoi / Publikuan: БНР екип