LAJME

Artikull

“Vëzrazhdane” akuzoi presidentin se nuk e kundërshton euron

Martë, 12 Mars 2024, 08:59

“Vëzrazhdane” akuzoi presidentin se nuk e kundërshton euron

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Dita e dytë e konsultimeve politike me presidentin, para dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë, filloi me bisedime mes partisë “Vëzrazhdane” dhe kreut të shtetit Rumen Radev. Opsioni më i mirë për vendin janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kërkoi lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.
Në rast të dështimit të mandatit të parë dhe të dytë, a jeni gati të propozoni një formulë për zbatimin e të tretit - pyeti Radev?
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë një opsion për qeverisjen e vendit dhe jemi gati me përbërjen e qeverisë. Një çështje tjetër është nëse kjo formulë do të gjejë mbështetje në këtë përbërje të parlamentit – jo, nuk do të ketë”, u përgjigj Kostadinov. Ai akuzoi presidentin se kontribuoi në situatën aktuale politike sepse nuk përkrahu aksionin e “Vëzrazhdane” për mbajtjen e referendumit kundër vënies së euros në qarkullim.
Do t'ju bëj thirrje që të mos frymëzoni përkrahësit tuaj të flaktë, tha Radev dhe u arsyetua se nuk mund të ndalojë veprime të paligjshme me veprime të tjera të paligjshme.