Artikull
Është realiste që Bullgaria të vërë në qarkullim euron në vitin 2025
Martë 12 Mars 2024 09:31
Martë, 12 Mars 2024, 09:31
Kristalina Georgieva
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nuk do të fiksoja një datë, e rëndësishme është që në vitin 2025 Bullgaria të jetë në Eurozonë dhe kjo është realiste. Këtë e tha Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një konferencë në Sofje. Ne e dimë se për Bullgarinë, hyrja në Eurozonë është një prioritet legjitim. Kjo do të përmirësojë konkurrencën, do të reduktojë kostot e transaksionit në tregti dhe financa dhe do të jetë më tërheqëse për investime, tha Georgieva. Ajo beson se ka kushte të mira që vendi të plotësojë kërkesat për Eurozonën deri në fund të vitit. Por FMN rekomandon qeverinë bullgare të jetë e kujdesshme në lëvizjen e çmimeve, sepse inflacioni është një taksë mbi të ardhurat e njerëzve dhe prek veçanërisht të varfërit, transmeton BTA.
Publikoi / Publikuan: БНР екип