MUZIKË

Artikull

Muzikantët e X-R@Y janë gati me këngën e tyre të re - "Kthehu tek unë"

Mërkurë, 13 Mars 2024, 04:10

Muzikantët e X-R@Y janë gati me këngën e tyre të re - "Kthehu tek unë"

FOTO: facebook.com/xray.bg

Madhësia e shkronjave

Grupi muzikor X-R@Y, i njohur për eksplorimet e tij jokonvencionale muzikore, që kanë të bëjnë me përdorimin e veglës muzikore gëdullka, ka një këngë të re - "Kthehu tek unë". Kënga i kushtohet kujtimit të emocioneve të verës dhe kërkimit të verës dhe dashurisë brenda dhe jashtë nesh.
Notën nostalgjike të tekstit e plotëson aranzhimi i pasur, në të cilin mund të dallojmë disa ndikime retro nga rock-u klasik i viteve 80-90 të shekullit të kaluar, por të përthyer përmes tingullit modern.
Vokali i këngës është plot emocion - i thellë, pëshpëritës, ndonjëherë me nota të ngjirura, dhe kulmi ruhet për finalen. Edhe këtu është e pranishme marka e grupit - instrumenti popullor bullgar gëdullka, i cili e pasuron tingullin, duke treguar mundësitë dhe potencialin e gjerë të këtij instrumenti.
Sipas idesë së autorit të këngës, Nikollaj Dimitrov, një rol të madh në këngë luan edhe kitara elektrike, e cila ndryshon deri diku tingullin e grupit.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип