Mërkurë 13 Mars 2024 05:10
Mërkurë, 13 Mars 2024, 05:10
FOTO: siff.bg
Madhësia e shkronjave
“Hapini dyert kinemasë botërore!” – kjo është motoja me të cilën do të mbahet në kryeqytetin bullgar nga data 13 deri më 31 mars edicioni i 28-të i festivalit “Sofia Film Fest”. Programi i festivalit përfshin 143 filma të metrazhit të gjatë, dokumentarë dhe filma të animuar, si dhe një përzgjedhje të veçantë prej afro 20 filmash të shkurtër nga 53 vende në gjashtë kontinente. Hapja zyrtare është sonte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Një nga të ftuarit më të pritur në forum është regjisorja legjendare gjermane Margarethe von Trotta, e cila do të prezantojë filmin e saj të fundit "Ingeborg Bachmann - Udhëtim në shkretëtirë".
Publikoi / Publikuan: БНР екип