Artikull
Pas zgjedhjeve evropiane, pritet qartësi për anëtarësimin në Shengen еdhe nga toka
Mërkurë 13 Mars 2024 07:57
Mërkurë, 13 Mars 2024, 07:57
Margaritis Shinas
FOTO: Parlamenti Evropian
Madhësia e shkronjave
Pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, pres një vendim që Bullgaria dhe Rumania të mund t'i bashkohen Shengenit dhe në rrugë tokësore, tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas. Progresi duhet të pritet në fund të këtij viti ose në fillim të 2025. Mendoj se ajo që u bë nga Bullgaria dhe Rumania për anëtarësimin e tyre në Shengen e tejkaloi atë që pritej prej tyre, tha zyrtari i BE-së për BTA. Ai shtoi se hapi i parë për hyrjen e tyre nga ajri dhe deti është de facto anëtarësimi i tyre në Shengen.
Ylva Johansson
FOTO: EPA/BGNES
Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson tha se nga 31 marsi, Bullgaria dhe Rumania do të duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e Shengenit. “Për mua, mbetet një prioritet kryesor që kontrolli kufitar midis Bullgarisë dhe Rumanisë dhe vendeve të tjera anëtare të zgjidhet para përfundimit të mandatit tim (në vjeshtën e vitit 2024), shtoi Johansson.
Publikoi / Publikuan: БНР екип