Artikull
Në një konkurs të UNESCO-s u shpërblyen fëmijë nga një shkollë artistike bullgare
Mërkurë 13 Mars 2024 08:39
Mërkurë, 13 Mars 2024, 08:39
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fëmijët e shkollës artistike të Plevenit “Kolorit” u shpërblyen në konkursin e 31-të ndërkombëtar për arte plastike, organizuar nga Qendra e UNESCO-s në qytetin Troyes të Francës. Tema mbi të cilën artistët e rinj kanë pikturuar është “Lojërat Olimpike nga Greqia e lashtë deri në lojërat moderne”, transmetoi BTA.
Nderimi më i lartë – “Çmimi i UNESCO-s” iu dha 13-vjeçares Pllamena Zaharieva. Ajo studion online për vitin e dytë. Dallimi - "Autor i nominuar" është për 7-vjeçarin Aristeidis Siarmpas, i cili jeton në Greqi dhe po studion gjithashtu online. Në kategorinë "Autor i zgjedhur" u shpërblyen Aleksandër Petrov (10 vjeç), Pavell Simeonov (10 vjeç) dhe Lilija Jankova (13 vjeç). Në konkursin e UNESCO-s morën pjesë 4500 vepra të fëmijëve dhe të të rinjve nga 78 vende, duke rikrijuar shpirtin, emocionin dhe vlerat e sporteve olimpike.