LAJME

Artikull

Debate në parlament për presionin e emigrantëve në vend

Mërkurë, 13 Mars 2024, 09:28

Kalin Stojanov

Kalin Stojanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk ka rritje të presionit të migrantëve. Përkundrazi, ka një tendencë të përhershme të reduktimit të tij, tha ministri i brendshëm, Kalin Stojanov, gjatë një seance parlamentare për incidentet që kanë të bëjnë me emigrantët në kryeqytet. Nga fillimi i këtij viti janë parandaluar 5200 tentime për të kaluar ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Për të njëjtën periudhë në vitin 2023 ato ishin 15 600. Dallimi është trefish, theksoi Stojanov.
Kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova, iu kundërshtua këtij pohimi: “Kam në dorë një raport zyrtar të MPB-së, ku thuhet se vetëm në janar janë ndaluar 396 shtetas të vendeve të treta, nga të cilët 76 në hyrje, 109 në dalje dhe 211 kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme”.

FOTO: БГНЕС

Nga ana e vet ministri theksoi se BSP-ja nuk bën dallime mes emigrantëve të ndaluar në hyrje dhe në dalje të vendit.
Foto: BTA, BGNES