SHOQËRI

Artikull

Në Sofje prezantohet libri “Ukraina: Lufta dhe krimi”

Enjte, 14 Mars 2024, 04:15

Në Sofje prezantohet libri “Ukraina: Lufta dhe krimi”

FOTO: SGHG

Madhësia e shkronjave

Libri "Ukraina: Lufta dhe krimi" me vepra të 93 fotoreporterëve nga 29 vende do të prezantohet sonte në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes. Botimi tregon për realitetin përtej lajmeve - histori personale të të mbijetuarve të pushtimit rus të Ukrainës, dëshmi  të mizorive të kryera. Shpesh fotografët, veprat e të cilëve janë përfshirë në libër, janë ndër personat e parë që hyjnë në vendbanimet e çliruara.
Botimi i parë i librit, i cili doli në korrik 2023 në anglisht dhe ukrainisht, u dallua si libri më i mirë në Çmimet Ndërkombëtare për Fotografi 2023 /International Photography Awards (IPA)/.